LAJME

Evidentohen lëshime në tekstet shkollore, ato të klasave të para deri në të nëntën do të rishikohen

Evidentohen lëshime në tekstet shkollore, ato të klasave të para deri në të nëntën do të rishikohen
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2023, 21:08

Pas evidentimit të lëshimeve të shumta në tekstet shkollore, nga klasa e parë në të nëntën, ato do rishikohen.

Procesi që përkrahet nga projekti “KosEd”, do realizohet në disa faza, teksa në të parën prioritare janë librat e gjuhës shqipe dhe matematikës, derisa do vazhdohet edhe me lëndë tjera.

Përditësimi për fazën e parë parashihet të bëhet në periudhën qershor-korrik, derisa me rishikim do merren edhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë.

Në ditën e prezantimit të planit, ministrja, Arbërie Nagavci, deklaroi se për shkak të ngecjeve, nuk ka pritshmëri të larta edhe për rezultatet e testimeve ndërkombëtare, rezultatet e të cilave vijnë brenda vitit, përcjell klankosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika