LAJME

Eurostat: Kosova ka shkallën më të lartë të pronësisë së shtëpive në tërë Evropën

Eurostat: Kosova ka shkallën më të lartë të pronësisë së shtëpive në tërë Evropën
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2024, 10:44

Sipas një infografike të publikuar nga Eurostat për vitin 2020-2021, e të shpërndarë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, Kosova ka shkallën më të lartë të pronësisë së shtëpive në të Evropën.

Sipas këtyre statistikave, përqindja është 97.8.

E dyta radhitet Shqipëria me 96.3 për qind, si dhe Rumania me 95.3 për qind.

Vendet që kanë përqindje të ulët janë Zvicra me 42.2 për qind, pas saj, Gjermania me 49.1%, si dhe Austria me 54.2 për qind./Reporteri.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika