Nga Parlamenti Evropian po i bëjnë presion Kosovës në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.Sot, raportuesi në PE për Serbinë, Vladimir Bilçik tha se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, dhe se topi për këtë proces aktualisht është në anën e Prishtinës zyrtare.Në sesionin e Komitetit për Integrim Evropian ku ishte edhe kryekuvendari serb, Ivica Daçiq, Bilçik nënvizoi se aktualisht është në përgjegjësinë e Kosovës rifillimi i dialogut.
Eurodeputeti thirrje Kosovës: Për dialogun, topi është tek ju e jo në Beograd

Sipas tij, dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes procesit integrues në BE.“Përgjigja më e mirë do të ishte një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Prishtinës e Beogradit”, citohet të ketë thënë Bilçik.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

