- Reklama -

Eurodeputeti Mandl: Lidershipi politik të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë, janë shpesh më të efektshmit

Në një kohë kur demokracitë përballen me sfida të reja dhe komplekse, eurodeputeti austriak Lukas Mandl thekson rëndësinë e thellimit të lirisë së fjalës dhe angazhimit qytetar për të ruajtur një shoqëri vërtet demokratike.“Liria e shprehjes duhet të mbrohet 100%,” u shpreh Mandl në një diskutim me studentë të Universitetit të Prishtinës.

“Kjo nuk mjafton nëse ajo mbrojtje nuk shoqërohet edhe me një përpjekje reale për të dëgjuar zërat që nuk janë gjithmonë më të zhurmshmit. Si mund të sigurohemi që edhe zërat më të qetë, ata më reflektivë, të jenë të pranishëm në debatet tona publike?”Për Mandl, përgjigjja qëndron në udhëheqjen politike: “Do ta quaja lidership. Lidershipi politik duhet të dëgjojë edhe ato zëra që nuk bëjnë shumë zhurmë. Ata janë shpesh më të efektshmit”, u shpreh Mandl.

- Reklama -

Sipas tij, një udhëheqje e mirë buron nga thelbi i vetë demokracisë, një sistem që jo vetëm mbështetet në lirinë e shprehjes, por edhe në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.Mandl i referohet gjithashtu tezës së njohur të juristit gjerman Wolfgang Böckenförde, se “shteti demokratik jeton nga parakushte që vetë nuk mund t’i garantojë”.

Kjo sipas tij do të thotë se demokracia varet nga angazhimi vullnetar i qytetarëve për të marrë pjesë, për të reflektuar dhe për të kontribuar në jetën publike.“Nëse qytetarët nuk angazhohen vetë, shteti nuk mund t’i detyrojë. Dhe nëse do ta bënte, atëherë nuk do të ishte më demokraci. Në një epokë kur besimi tek institucionet shpesh tronditet dhe zërat ekstremë fitojnë hapësirë disproporcionale, ky mesazh është një thirrje për kthim te thelbi i demokracisë: dialogu, reflektimi dhe pjesëmarrja”, theksoi Mandl.

Në vijim të reflektimeve të tij mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen politike, eurodeputeti austriak Lukas Mandl theksoi rëndësinë e të drejtës jo vetëm për të votuar, por edhe për të qenë i zgjedhur.“Kjo është demokracia në thelb – të gjithë kanë mundësinë jo vetëm të votojnë, por edhe të kandidojnë,” tha ai, duke nënvizuar dimensionin aktiv dhe pasiv të të drejtës së votës.

Në të njëjtën kohë, Mandl rikujtoi rolin kyç të ndarjes së pushteteve dhe mbikëqyrjes institucionale.“Është thelbësore që të kemi një gjyqësor të pavarur që monitoron jo vetëm vendimmarrësit në politikë, por edhe në sektorin civil,” theksoi ai.
Megjithatë, sipas eurodeputetit Mandl, ekziston një themel edhe më i thellë se vetë demokracia – dinjiteti njerëzor.“Ky është ‘vaji’ që bën të funksionojë motori i demokracisë. Është ideja se çdo njeri ka të njëjtën vlerë,” u shpreh ai.

Sipas tij, edhe pse në biseda të përditshme mund të ketë konsensus rreth kësaj ideje, realiteti global shpesh tregon të kundërtën.“Kur mendon për këtë më thellë – jo vetëm në aspektin e etnive, religjioneve apo ideologjive – por edhe për personat me aftësi të kufizuara, për gratë dhe burrat, për fëmijët… në shumë vende të botës, vajzat dhe fëmijët trajtohen në mënyrë të pabarabartë, madje mizore,” paralajmëroi Mandl./EO/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort