Home LAJME Eurodeputeti gjerman, Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

Eurodeputeti gjerman, Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

0
Eurodeputeti gjerman, Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në Serbi dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

“Vuçiqit është në fund, ai nuk e ka shumicën në vend. Nëse do të dëshironte të fitonte përsëri në zgjedhje, do të duhej të organizohej ‘masivisht’, domethënë të manipulonte”, vlerëson Andreas Schieder.

Ky deputet socialdemokrat në Parlamentin Evropian është një nga të rrallët politikanë evropianë që nuk ndjek me vëmendje vetëm politikën serbe, por gjithashtu gjen guximin ta kritikojë regjimin autoritar të presidenti serb, Aleksandar Vuçiqit dhe dhunën e fundit policore ndaj studentëve.

Ai thekson se është thelbësore që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një listë e lëvizjes demokratike që udhëhiqet nga studentët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here