- Reklama -

Eurodeputeti austriak: Kosova është një vend i dështuar dhe mafioz, s’ka vend në BE

“Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk vjen në diskutim për ne sikurse s’vjen as edhe liberalizimi i vizave për kosovarët”, kështu ka deklaruar eurodeputeti austriak Harald Vilimsky.

Këtë deklaratë ai e bëri duke marrë për arsye edhe publikimin e një raporti të Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) për gatishmërinë e perspektivës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Reklama -

“Edhe raporti i AFET thotë se Kosova duhet të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo është një mënyrë e sjellshme për të thënë që ky vend karakterizohet ende nga struktura mafioze dhe është një bastion për krimin e organizuar, trafikimin e drogës dhe organeve. Kriminelët dhe terroristët grumbullojnë armë të paligjshme atje. Liberalizimi i vizave do të inkurajonte vetëm zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të kriminelëve në BE”, ka thënë Vilimsky, shkruan gazeta austriake APA.

“Austriakët po nxitën që të besojnë se ka mundësi për stabilitet, por Kosova është një shtet i dështuar që nuk ka vend në BE. Situata në rajonin kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe situata e pakicës serbe në veri të Kosovës janë më shumë se të pasigurta dhe mund të bëjnë që situata të shpërthejë përsëri në Ballkan. Kjo mund të çojë në konflikte të mëtejshme të përfaqësuesve, veçanërisht në Austri. Për ne, siguria e austriakëve është më e rëndësishme sesa pranimi i një shteti të dështuar dhe mafioz si Kosova në BE”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort