- Reklama -

Eurodeputetët: Hiqni tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor

Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në zonën e roamingut pa pagesë.

Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit “partnere të besueshme të bllokut europian” dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës, u shënua “një tjetër moment historik” në politikën e zgjerimit të unionit.

- Reklama -

“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër.

Deputetët theksojnë se një hap i tillë duhet hedhur sidomos pas fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Europian më 14 shtator, ku ajo u zotua të fuste dhe Ukrainën në zonën europiane të Roaming-ut pa pagesë.

“Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj dtejt një rajoni tjetër europian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.

“Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut me BE-në, e do të ndihmojë gjithashtu pengesat e përditshme që hasin qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian BE, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming”, shtoi ai.

Në vitin 2017, Bashkimi Europian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Korrikun e vitit te kaluar, u hoqën tarifat roaming vetem brenda vete vendeve te Ballkanit Perendimor./TCH

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort