LAJME

Euro mbyll tetorin në rënie, këmbehet në nivelin më të ulët ndonjëherë

Euro mbyll tetorin në rënie, këmbehet në nivelin më të ulët ndonjëherë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 19:25

Në mbyllje të muajit tetor, euro ka shënuar nivelin më të ulët në vitet e fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro në 24 orët e fundit është këmbyer për 98.29 lekë, duke rënë edhe më tej krahasuar me të gjithë muajin,

Në blerje euro po këmbehet për 97.95 lekë ndërsa shitet për 98.62 lekë. As mbarimi I sezonit turistik por as edhe ndërhyrja e bankës së Shqipërisë deri në tetor në vlerën e 272 milionë euro nuk e stabilizuan kursin.

Si euro në rënie ndodhen dhe monedhat e tjera si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zvicerane.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika