Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe EULEX-i ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” nuk ka qenë i koordinuar.
Në një përgjigje për KOHËN, EULEX-i ka thënë se “ne dëshirojmë të shtojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me EULEX-in”.





