Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) ofron shpërblim 82 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e policit të EULEX-it Audrius Senavicius.
EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata për vrasësin e pjesëtarit të Misionit

Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 derisa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës.
Kolegët e tij kanë bërë sot homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviciusit.Në një njoftim, EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.Kushdo që ka informata lutet të kontaktojë në numrin: +383 38 284 181.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

