LAJME

EULEX kërkon sqarim të plotë dhe transparent për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

EULEX kërkon sqarim të plotë dhe transparent për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2025, 16:36

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë pas arrestimit nga Policia e Kosovës në mesnatën e 7 korrikut në Lipjan.

Përmes një reagimi publik, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, theksoi rëndësinë e hetimit të plotë dhe transparent të këtij rasti nga autoritetet kosovare.

“Marr parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në platformën sociale, X.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika