Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka rritur nivelin e gatishmërisë në Mitrovicën e Veriut ku sot është betuar kryetari i sapozgjedhur Erden Atiq, kanë thënë për Kosova Online nga EULEX-i, duke theksuar se forcat e tyre janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe janë gati për një reagim të shpejtë.
EULEX: Kemi rritur nivelin e gatishmërisë në veri të Kosovës

“Për sa i përket ceremonisë së betimit, EULEX-i ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Njësiti policor i formuar i Misionit dhe njësiti policor rezervë janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës si përgjegjëse për situatën e sigurisë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve në ato zona”, tha EULEX-i.
EULEX tha se po monitoron nga afër ngjarjet në veri të Kosovës përmes pranisë së njësisë së formuar policore dhe njësisë policore rezervë, si dhe këshilltarëve të tyre të lartë policor dhe personelit tjetër të pranishëm në atë zonë, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

