Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit
“Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, ka pranuar donacion, tri vetura Nissan, kompjuter, UPS, ruter, printer, skaner, radiolidhje, telefona mobil, GPS, dylbi, llamba elektrike dore dhe tavolina”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Gjatë ceremonisë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ali Gashi, ka falënderuar EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i bëjnë SHKK-së. Ai tha se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese, njofton Klankosova.tv








