Ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka filluar grindjet edhe me gjermanët për ta kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Grenell ka thënë se gjermanët janë në anën e gabuar të historisë duke përkrahur Kurtin, të cilin ai nuk ka hezituar ta quaj “fashist”.
Madje ka thënë se gjermanët nuk ishin në gjendje të “përqafonin” zgjedhjet që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai i Serbisë Vuçiq kishin rënë dakord.





