LAJME

“Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës e as të Serbisë”

“Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës e as të Serbisë”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2022, 19:43

Analisti, Ardian Arifaj ka folur rreth qëndrimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarir të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak në Prishtinë.

Sipas Arifit, vizita e Escobarit dhe Lajçakut lidhet tensionet e mundshme pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe për letërnjoftimet nga ana e Republikës së Kosovës që pritet të fillojë me 1 shtator. Ai tha se eskalimi i situatës nuk do ishte as në favor të Kosovës e as të

“SHBA dhe Uashingtoni janë të vetëdijshme që ata janë të vetmit të cilëve u shkon fjala në këtë pjesë të botës. Prandaj, kemi një përfshirje të drejtpërdrejtë të emisarit Escobar. Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës as të Serbisë, madje as në interes të Vuçiqit. SHBA-ja është tepër e zënë me krizat tjera në botë”, tha Arifaj në Teve1.

Tutje, Arifaj pretendon se tanimë ka ulje të debatit, mirëpo siç tha ai, është ngritur prezenca e përfaqësimit ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një hap të mirë që në takimin e fundit mes dy liderëve politik, është kërkuar të bisedohet për atë çfarë është e rëndësishme në këtë proces, pra njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Pra, kemi një ulje të debatit, po ashtu kemi një ngritje të prezencës të përfaqësimit ndërkombëtar”, ka shtuar tutje ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika