LAJME

‘Është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon”, prek me fjalët e saj vajza e Kadaresë

‘Është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon”, prek me fjalët e saj vajza e Kadaresë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2024, 14:30

Besiana Kadare, vajza e gjeniut Ismail Kadare para se të varroset shkrimtari ka thënë se janë të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse.

“Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘ do na lësh rehat tani, nuk dua’.

E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri”, ka theksuar mes tjerash vajza e Kadaresë./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika