LAJME

Është bllokuar rruga në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak

Është bllokuar rruga në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2021, 16:13

Katër kamionë kanë bllokuar rrugën në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Kamionët janë të mbushur me zhavorr.

Disa metra nga bllokimi i rrugës janë duke qëndruar dhjetëra qytetarë serbë, ndërsa para bllokadave është e vendosur Policia e Kosovës.

Në mediumet serbe më herët ishte raportuar se janë rrahur tre serbë në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, lajm të cilin e demantoi Policia e Kosovës.

Edhe në Bërnjak shkaku i bllokimit të rrugës po duhet kaluar pika kufitare në këmbë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika