Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të enjten ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e Kosovës urdhëroi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri.
Menjëherë pas vendimit të së mërkurës, Escobari e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës.





