LAJME

Escobari takohet sot me Kurtin

Escobari takohet sot me Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2024, 09:09

I dërguar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Se kryeministri Kurti, do të takohet sot me Escobarin e ka konfirmuar dje, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Një ditë më parë, Gabriel Escobar u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe konferencë të përbashkët për media.

Para mediave, Escobar ka thënë se janë të shqetësuar për sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai poashtu i bëri thirrje Serbisë që autorët e atij sulmi të dalin para drejtësisë.

Pos takimit me Osmanin, Escobar u takua edhe me krerët e opozitës gjatë pasditës së të mërkurës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika