I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se aleanca mes ShBA-ve dhe BE-së është duke u forcuar. Si shembull dha unitetin edhe në rastin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Nga marrëveshja e Daytonit për Paqen në Bosnje e Hercegovinë e deri te pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, të shtunën që e kishim për (dokumentet) tregohet se si gjërat zhvillohen kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë së bashku”, tha diplomati amerikan.
Escobar ka shtuar se vendet në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjnë më shumë për akomodimin e të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst përmendi serbët në veri të Kosovës dhe kroatët në Bosnje.





