I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.
Ndonëse ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimeve që do të zhvillojnë të dy emisarët, Telegrafi nga burime të tij ka mësuar se Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi Escobar-Osmani pritet që të zhvillohet nesër pasdite, ndërkaq ora nuk dihet ende.
Të njëjtat burime kanë thënë se presidentja Osmani nuk pritet që një takim të ngjashëm ta ketë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.





