I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një panel në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se konkurrenca etnike në korrupsion po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë dhe ky sipas tij është shkaku i problemeve atje.
Njerëzit nuk largohen nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në një shtet multietnik, por për shkak të korrupsionit, tha përfaqësuesi i qeverisë amerikane, duke theksuar se në këtë marrin pjesë shumë parti në pushtet në rajon.
Escobar tha se shumica e mosmarrëveshjeve në rajon vitet e fundit kanë të bëjnë me trajtimin dhe statusin e pakicave, qofshin kroatët në Bosnjë apo serbët në veri të Kosovës, përcjell Gazeta Express.





