Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të premten se Turqia si anëtare e NATO-s nuk mbështetë planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me paktin, duke thënë se vendet nordike ishin “shtëpia e shumë organizatave terroriste”.
Plani i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, i shpallur të enjten, dhe pritshmëria që Suedia do të ndjekë të njëjtën rrugë, do të çonte në zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore, që presidenti rus Vladimir Putin synoi ta parandalonte duke nisur pushtimin në Ukrainë, raporton Reuters të premten.
“Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi pikëpamje pozitive,” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll, duke shtuar se ishte një gabim që NATO-ja pranoi Greqinë si anëtare në të kaluarën.
Turqia ka mbështetur zyrtarisht zgjerimin që kur u bashkua me NATO-n 70 vjet më parë.
Çdo vendim për zgjerim duhet të merret me marrëveshje unanime të anëtarëve të aleancës.