Presidenti turk Recep Taip Erdogan i ka bërë thirrje Vladimir Putinit të bëjë një “tërheqje të nderuar” nga Ukraina.
“Tani ju duhet të jeni arkitekti i hapit që duhet bërë drejt paqes,” i tha Erdogan presidentit rus të premten, sipas Zyrës Presidenciale Turke.
Erdogan përsëriti se ai nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Erdogan përsëriti se nuk e ka në plan ti vëj sanksione Rusisë. Sipas tij sanksionet mes dy shteteve do të linin njerëzit në ftohtë në dimër e borë dhe se Turqia do të mbetet pa turistë.
Erdogan tha se një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës është ende e mundur, por ka ende mosmarrëveshje për disa pika negocimi.
“Sigurisht, Ukraina nuk ndihet veçanërisht rehat me çështje si Krimea dhe Donbasi,” tha Erdogan.
Erdogan tha se dëshiron të flasë sërish me kreun e shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme, dhe më pas të aranzhojë një takim me Putinin.