Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ky i fundit dhe homologu turk diskutuan rreth zhvillimeve rajonale, përfshirë sulmin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.
“Ne presim që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 aeroplanëve të rinj nga SHBA-të dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues, të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha presidenti Erdogan gjersa i ka kërkuar homologut amerikan t’i heq të gjitha sanksionet kundër Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.





