LAJME

Epiqendra e tërmetit ishte në Vërmicë, detaje të reja për dridhjet e tokës në mesnatë

Epiqendra e tërmetit ishte në Vërmicë, detaje të reja për dridhjet e tokës në mesnatë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Dhjetor 2024, 08:31

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 në orën 01:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni 42.150; 20.570), 15 km në Jugperëndim të Prizrenit dhe 15 km në Veri-Lindje të Kukësit përkatësisht në fshatin Vërmicë.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika