LAJME

Enver Peci betohet gjyqtar i Kushtetueses

Enver Peci betohet gjyqtar i Kushtetueses
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2022, 15:43

Gjyqtari Enver Peci, sot, ka dhënë betimin para presidentes Vjosa Osmani, në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Njoftimin e ka bërë të ditur zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani e ka uruar z. Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale”, njofton Presidenca.

Ndryshe Enver Peci deri para pak ditësh ishte kryetar i Gjykatës Supreme.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika