Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllte pa vizituar familjen e kryetarit Veseli.
“Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron vertikalisht dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.