LAJME

Enver Hoxhaj: Sot UNMIK-u ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit

Enver Hoxhaj: Sot UNMIK-u ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2021, 19:00

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika