Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë aktiviteteve të tij në parafushatë në Prizren, i ka kërkuar përsëri debat kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit.
“Para se të kem një përballje me Vuçiqin, un kam ftuar në debat Albinin. E ftoj Albin Kurtin qe 3 javë në debat, ai fshihet, ai i ikën debatit. Qe 3 javë ditë jam duke i thënë Albinit dil matu”, ka thënë Hoxhaj.





