Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka quajtur fund të demokracisë tentimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për të ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet duke shtuar se kryeministri Albin Kurti po i dëshiron zgjedhjet e reja sepse “ka frikë nga pushteti”.
”Kjo se çka po ndodh sonte në Kuvendin e Kosovës dhe me Qeqverinë e Kosovës, ku e gjithë vëmendja është e qytetarëve për shkak të Qeverisë Kurti. E ka vetëm një emër, e ka emrin një dramë e turpit e iniciuar nga Qeveria Kurti”.





