Enver Hoxhaj, nënkryetari i kuvendit të Kosovës është shprehur sot në “Top Story” se Kosova duhet të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe në këtë mënyrë ajo do të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit.
Hoxhaj shtoi se Kosova duhet të marrë pjesë në organizatat apo nismat rajonale duke kërkuar mbështetje nga shtetet që të bëhet pjesë e Këshillit të Europës dhe partneritetit për paqe të NATO-s.
Rikujtojmë se nisma “Open Balkan”, është një nismë e krijuar fillimisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kjo nismë u krijua me qëllimin e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.
Ai që nuk i është bashkuar kësaj nisme është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzon që Kosova të bëhet pjesë e nismës, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur.