Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është e gabuar.
“Është hera e dytë që mendoj se e ka qasjen e gabuar. E ka gabim qasje. Mund të arrihet më shumë me një qasje tjetër. Edhe ajo e kaluara, është pak e besueshme që kufizohet me naivitet, me besu se ti duhet informosh edhe Evropënm edhe SHBA-në, që e kanë bombarduar Serbinë, për gjendjen tonë dhe çfarë halli kemi. Më vjen keq por këtë s’na beson askush. Jo vetëm sot por dy shekujt e fundit kanë qenë filologë, politologë, ekonomistë, shtetarë e vendeve të Evropës edhe të SHBA-së më vonë të cilët i kanë dhënë vulë identitetit të shqiptarëve, në formësimin e identitetit çfare jemi aktualisht. Në këtë kuptim, mendoj pra, se duhet të shfrytëzohet dashamirësia. Edhe një çështje duhet ta dini, duket se nuk ka agresivitet, kjo pak me Borrellin që u shpreh sot është edhe më dramatike se që duket ashtu te aleatët tjerë”, ka thënë Hasani në DESK të KOHËS.





