Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.
Ai ka lavdëruar ‘Dardanët’ para ndeshjes në “La Cartuja” të Sevillës.
Derisa, ndryshe nga skandalet e njëpasnjëshme të mediave në Spanjë, Enrique i është drejtuar Kosovës ashtu siç duhet, me përfaqësuese (kombëtare).
“Pres një rival sikur në ndeshjet e mëparshme. Është ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. E kam parë se bën presin shumë para, në një formë intensive. Nisen nga prapa dhe duan të luajnë futboll. Është një përfaqësuese që më pëlqen dhe rrezikon. Do të na komplikojë jetën. Përveç në aspektin individual, pres një rival të komplikuar. Kështu ua kemi transmetuar lojtarëve, nesër do të jetë ndeshje e komplikuar”, deklaroi Luis Enrique.