- Reklama -

Endrit Shala i përgjigjet Sami Lushtakut: Nisma nuk shuhet, por jemi të gatshëm për koalicion me PDK-në

Deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të PDK-së, Sami Lushtakut, për shkrirjen e Nismës dhe bashkimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Shala është shprehur se si parti nuk shuhen, por që siç ka deklaruar ai, janë të gatshëm për koalicion.“Jemi të gatshëm për koalicion me PDK-në nëse ka oferta nga ta dhe po ashtu kemi të gatshëm ta shqyrtojmë. Pikërisht në këtë drejtim ka edhe vullnet për t’u përkrahur. Deri më tani si parti s’kemi marrë asnjë vendim”, është shprehur Shala.

- Reklama -

Ai ka deklaruar se partia e Fatmir Limajt do të vazhdojë të qëndrojë në skenën politike, dhe që sipas tij, s’ka gjasa të shuhet.
“Nisma është parti politike dhe si e tillë nuk ka gjasa të shuhet”, ka thënë ai.Në anën tjetër, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se është një nga ithtarët e vetëm që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion.

“Unë jam një i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet”, është shprehur ai për medie.Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt./GazetaBlic

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort