”Kosova do të mbetet në Serbi deri në fund të mandatit tim”, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në televizionin publik serb, duke vazhduar me idenë e tij ëndërrimtare meqë nuk pajtohet me faktin se Kosova është shtet i pavarur.
”Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj do të jetë çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ai.
Teksa ai po ashtu ka thënë se se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve perëndimor.





