LAJME

Ende s’ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj nga policia serbe

Ende s’ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj nga policia serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2022, 17:35

Abaz Beqiraj është arrestuar të dielën nga policia serbe në kufirin Hungari – Serbi.

Avokati i familjes Beqiraj, Arianit Koci, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ende nuk ka asnjë informatë për arsyet që kanë çuar te arrestimi i Beqirajt.

Po ashtu ai ka thënë se nuk ka informatë as Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Abaz Beqiraj, dje është arrestuar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi. Familja e z. Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit. MPJ e Kosovës, po ashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin”, ka thënë Koci, i cili nëpërmjet Facebookut ka kërkuar kontaktin e Jetis Jasharit, shefit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. “Familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd!”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika