- Reklama -

Ende nuk ka datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Marrëveshja e arritur në Bruksel javën e kaluar për targat i ka hapur të gjitha dyert që të fillohet me biseda intensive mes Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi kishte paralajmëruar se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në një takim.

- Reklama -

“Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intensive rreth propozimit të tij dhe me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, ishte shprehur Bislimi.

Në anën tjetër, në qeverinë e Kosovës thonë për Indeksonline se nuk është caktuar ndonjë takim i nivelit të lartë në Bruksel.

“Aktualisht, ende nuk ka një datë të konfirmuar. Gjithsesi do të ju mbajmë të informuar”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përprarim Kryeziu

Ndërsa, presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kurti mund të shkojë në Bruksel, kur të dojë dhe si të dojë, ky është vullneti i tij. A ka thënë se për të ka përfunduar çështja e statusit? Po e përsëris, ka përfunduar edhe për mua, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244. I uroj udhëtim të mbarë!”, tha Vuçiq./Indeksonline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort