Ben Emmerson, avokat i ish kryeparlamentarit Kadri Veseli, teksa ka folur për kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet.
Emmerson ka thënë se nëse veprohet ndryshe, kjo çështje do të marrë shumë kohë.
- Reklama -
“Ne mbesim prapa asaj që prokurorisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe ne, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje”, tha Emmerson.
- Reklama -
