I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Sasha Kasanof, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë kësaj vizite pritat ta takojë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
KOHA ka mësuar se takimi në mes të Kasanofit e Osmanit do të mbahet në orën 16:00, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se në çfarë kohe ai do të pritet nga Kurti.
Ai gjithashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të partive politike në vend.





