Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe U.D. Vjosa Osmani në njërën anë dhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS).
Emilija Rexhepi: Do të votojmë Qeverinë dhe Presidenten

Pas takimit, para mediave në hollin e Kuvendit, Rexhepi tha se i kanë dhënë Kurtit përkrahje si pretendent për krijimin e qeverisë ashtu sikur e kanë përkrahur edhe krijimin e ish qeverisë së drejtuar nga Kurti.
“Do ta votojmë edhe qeverinë Kurti edhe presidenten”, ka thënë Rexhepi.E pyetur se a kanë kërkuar post ministror, ajo tha se kanë bërë marrëveshje para 1 viti dhe vazhdojnë për interesat e komunitetit boshnjak.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

