Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se numri i inspektorëve ka shkuar në 66, prej 22 sa ishin, ndërsa bëri të ditur se ky numër do të vazhdojë të rritet.
Emërohen 19 inspektorë të rinj, Murati thotë se janë shtuar gjobat ndaj bizneseve

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që s’e respektojnë Ligjin e Punës.
“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet. Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve. Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin”, thuhet në njoftimin e tij.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i thellë i Hënës do të mahnisë Europën

Kuvendari Tefik Tarashaj kërkon që Prizreni të stoliset me flamuj të UÇK-së për 16 shtatorin

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

