Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, situata atje është përmirësuar dukshëm.
Elshani është shprehur se reagimet e policisë janë të menjëhershme për çdo informacion.
“Situata e sigurisë në veri të vendit është më ndryshme, pozitivisht po mendoj. Sigurisht se në vitin 2022 madje 2023 deri në shtator të vitit 2023 ka qenë një periudhë me plotë të panjohura. Pas rastit të Banjskes situata është qartësu. Policia e Kosovës është në secilën pjesë të vendit, reagimet tona janë të menjëhershme, çdo informacion qe kemi ne reagojmë”, ka thënë ai.
Ai tutje tha se situata në krahasimi me vitin e kaluar është si “nata me ditë”.
“Krahasimi me vitin e kalum është si nata me ditë për arsye se tani ne e dijmë terrenin, i njohim rrugët, zonën, kemi informacione, komunikojmë me njerëz, është një situatë krejt ndryshme dhe kemi pasë nevojë për kohë të mbërrijmë në këtë fazë ku jemi tash. Ajo që është më rëndesi është se ka pasur shumë zhvillime gjatë vitit 2022 dhe 2023 të cilat kanë bë që shumë grupe kriminale apo njerëz që kanë të kaluar kriminale ose të jenë të arrestuar apo të mos jenë këtu”, ka thënë Elshani për RTV21.