Elon Musk tani është një përdorues i TikTok.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi mbajti takimin e tij të parë të enjten me punonjësit e Twitter, duke paraqitur mënyra të ndryshme se si ai dëshiron të ndryshojë dhe “përmirësojë” aplikacionin dhe operacionet e tij të biznesit.
Dhe ndërsa fliste me punonjësit e tij të ardhshëm, Musk solli vëmendjen te TikTok-in, duke thënë se së fundmi e provoi aplikacionin.
“Bën një punë të shkëlqyer për t’u siguruar që nuk jeni të mërzitur”, citohet të ketë thënë Musk.





