- Reklama -

Elezi: Vazhdon votimi përmes postës, përfundon më 8 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

- Reklama -

“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit , (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, ka thënë Elezi, për RTK.

Sipas tij, për votimin përmes postës janë duke funksionuar kutitë postare të cilat janë hapur nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësive diplomatike në gjithsej 22 shtete të ndryshme të botës: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

Gjithashtu, sipas zëdhënësit të KQZ-së, është funksionale edhe kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, nga 104,924 pjesa më e madhe e tyre (84,600) kanë përzgjedhur votimin përmes postës dhe vetëm 20,324 do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike.

Elezi ka treguar se KQZ-ja është duke bërë përgatitjet për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike, i cili do të organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

“KQZ është duke bërë përgatitjet edhe për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, i cili do të mbahet më 8 shkurt 2025 për 20,324 shtetas të Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Për herë të parë në historinë e Kosovës, procesi i votimit do të organizohet në përfaqësi diplomatike dhe atë në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës”, njoftoi Elezi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort