Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar sot se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit. Ai ka dhënë informacionet e para për procesin e votimit.
Elezi: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.
Sipas listës së votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1,970,944 votues. Numri i subjekteve politike të certifikuara është 28, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

