Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se janë ekzekutuar shtesat për lehona.
Ekzekutohen shtesat me rritje për lehonat

“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ju njofton që janë ekzekutuar shtesat për lehona në vlerë 500 €”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Qeveria në detyrë së fundmi mori vendim që nga ky muaj të rriten shtesat për lehonat, në 500 euro në muaj, aq sa pritet të jetë edhe vlera e pagës minimale nga muaji korrik.
Lehonat e punësuara marrin vlerën e pagës minimale për tre muaj, sipas Ligjit të punës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




