LAJME

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2026, 14:23

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata kontribuues në Kosovë.

Sipas njoftimit, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272,023 pensionistë.

Po ashtu, janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimat civile, ku përfshihen gjithsej 14,279 përfitues.

Ministria thekson se të gjithë përfituesit mund t’i tërheqin pensionet që nga pasditja e sotme përmes bankomatëve më të afërt ose përmes familjarëve të autorizuar.

Sipas të dhënave të publikuara, ky proces përfshin gjithsej mbi 286 mijë përfitues në nivel vendi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika