Zyrtarët policorë në Viti sot kanë shoqëruar në stacion personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979), shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar për 13 vepra penale

Siç njofton policia, i dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale ,,Vjedhje të rënda’’, ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje në tentative’’ në disa fshatra të Komunës së Vitisë.
“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

