Helen Fraser, eksperte e forenzikës linguistike, ka nisur dëshminë në gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ekspertja australiane është e propozuar nga mbrojtja. Ajo e konfirmoi atë që e ka shkruar në raportin e saj. Ekspertiza e saj është te audiot me zë që janë vështirë të kuptueshme.
Në rastin për pengim të drejtësisë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për tentativë të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.





